Mot i freskët gjatë javës, të enjten shi

09:42 | 7 Shtator 2015
M. A.

Një mot i freskët do të na përcjell në javën që po hymë. Këto masa të freskëta të ajrit që vijnë nga ana veriperëndimore dhe veriore e kontinentit do të ndikojnë dukshëm në rënien e vlerave të temperaturave minimale dhe atyre maksimaleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 17-24 gradë celsius gjatë gjithë javës, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Dita më e freskët parashihet të jetë e enjtja, ku vlerat e maksimaleve dhe minimaleve do të ulën dukshëm,duke krijuar një ndjesi të stinës së vjeshtës. Të enjten përpos që do të ketë ulje të mëdha të vlerave në dy ekstremet, priten edhe reshjet e shiut të cilat, vende-vende pritet të vazhdojnë edhe ditën e premte.

Një situatë ndryshe meteorologjike pritet të mbajë në viset me lartësi mbidetare mbi 850m, ku vlerat e maksimaleve do të lëvizin nga 17-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të jetë jostabile. Lagështia relative do të shënoj ngritje, kurse era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtë 1-11m/s.

Nga e fundjava do të vijnë sërish masat e ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i kontinentit, të cilat do të ndikojë që të rriten vlerat e temperaturave maksimaleve.

Shpërndaje në rrjete sociale