Në seancën e djeshme konstituive të Kuvendit të Kosovës disa deputeë liruan sallën e mbledhjeve duke mos marrë pjesë në votim.
Lidhur me këtë ka reaguar deputetja e Lidhjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e cila mosvotimi sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese kosniderohet shkelje, shkruan Arbresh.info.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në Rastin Nr. KOU9/14, pika 128 thotë se “Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu.”, ka shkruar Kusari-Lila.
“Dje në pikën për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit, kishte deputetë që nuk morën pjesë fare në votim. Mosvotimi sipas këtij Akgjykimi konsiderohet shkelje.”, shtoi ajo
Sipas saj, ky veprim nuk mund të përsëritet nesër gjatë vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Ndryshe, nesër në ora 15:00 do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive ku pritet të votohet kryetari dhe nënkryetarët e rinj të Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info/
Reagon Zulfaj: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, p...
Kryeministri i Pakistanit bën thirrje që Trump të zgjasë afa...
Osmani: Ata që punojnë në institucione e dinë kë e kemi thir...
Don Xhoni ka një “dhuratë” për fansat e tij
Rritja e çmimeve të naftës me efekt zinxhiror në disa fusha
Tensionet në rritje në Iran/ Kuvajti paralajmëron qytetarët:...