Mospërputhja e të dhënave në mes të certifikatës së statusit dhe listat elektronike ka lënë pa vërtetime e certifikata pjesëtarët e kategorive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Zyra për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, shkruan arbresh.info.
Kjo zyrë, përmes një komunikate, ka njoftuar gjithashtu se në mungesë të dosjeve fizike të cilat janë të sekuestruara në vitin 2017 nga Prokuroria Speciale, nuk kanë mundësi të lëshojnë kopje të certifikatave.
“Ju njoftojmë se në koordinim me zyrën ligjore të Kryeministrit dhe zyrën e Avokatit të Shtetit, ju kemi drejtuar Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore me propozim për takim të përbashkët, ku do të diskutohet mundësia e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të diskutohet për këto paqartësi teknike që lidhen me punën e përditshme të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, që derivon nga Ligji nr.04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre, ligjit përkatës për veteranët e UÇK-së dhe legjislacioni tjetër në fuqi. Jemi në pritje të konfirmimit të propozimit për takim”, thuhet në njoftimin e Zyrë për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e UÇK-së./arbresh.info/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...