Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë të heshtur dhe as duarkryq në rast se nuk respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e institucioneve të reja të vendit deri në fund të ditës së sotme (26 korrik 2025).
Përmes një reagimi dërguar mediave, këto kategori kanë ftuar për të hënën, nga ora 14:00, takim me strukturat e OVL, SHIL, SHFD, ish të BP dhe Lëvizja, në zyrat qendrore të OVL-UÇK në Prishtinë.
Në njoftim thuhet se menjëherë pas takimit, do të mbahet konferencë për media.
“Ftojmë të gjitha mediat dhe opinionin publik që të ndjekin këtë paraqitje të përbashkët, në të cilën do të bëhen të qarta hapat e ardhshëm të kategorive të dala nga lufta në mbrojtje të rendit kushtetues dhe të vlerave të luftës për liri”, tha OVL-UÇK.
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...