Organizatat e Shoqërisë Civile janë mbledhur sot para objektit të Kuvendit të Kosovës për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të Kuvendit.
Në shenjë simbolike, protestuesit kanë vendosur disa karrige përballë ndërtesës së Kuvendit, të cilat mbanin mbishkrime si: “Kur t’ju bëhet boll kallëzoni”, “Loja juaj, pasojat tona”, “Politikanëve ju ka nal ora”, “Mandati është përgjegjësi, jo privilegj”, “Mos na keqpërdorni votën” dhe “Kuvendi në pritje”.

Përmes kësaj forme proteste, organizatat shprehën zhgënjimin ndaj deputetëve dhe klasës politike, duke i akuzuar për papërgjegjësi dhe vendimmarrje të ndikuar nga inatet politike, e cila po mban peng funksionimin e Kuvendit dhe proceseve demokratike në vend.
Kjo protestë vjen pas disa seancave të dështuara për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, çka ka shkaktuar një ngërç institucional dhe vonesa në formimin e plotë të institucioneve pas zgjedhjeve të fundit./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...