Vrasja e një të riu fundjavën e kaluar në Vushtrri, bëri që policia t’i trokasë në shtëpi, familjes Ajazaj, në Zhur të Prizrenit, të hënën.
Një ditë më parë, forcat e rendit arrestuan djalin e tyre, L. Ajazajn, si i dyshuar për rastin. Babai i tij pretendon se nuk e kishte idenë se çfarë ndodhi.
Bashkë me L. Ajazajn në polici u shoqërua edhe gruaja e tij, R. Xh. nga Vushtrria. Forcat e rendit dhe ato të drejtësisë po pretendojnë që ajo pati një lidhje me të ndjerin, njofton Klan Kosova.
Ky raport mes tyre besohet që ka qenë arsye e vrasjes së Kujtim Mehollit, i cili të hënën në mëngjes i gjet i vdekur te parku Enver Zymberi, në Vushtrri.
Babai i të dyshuarit L. Ajazaj nuk flet shumë për atë që do duhej të ishte reja e tij. Me të thotë se nuk pati fort muhabet.
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...
“Dardanët” dalin me njoftim sa i përket biletave për anëtarë...