Është grabitur sërish filiali i MoneyGram në Prishtinë.
Kësaj here rasti ka ndodhur në rrugën “Holgen Petersen” rreth orës 18:30, raporton portali arbresh.info
Këtë e konfirmon edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili thotë se grabitja është bërë nën kërcënimin e armës.
“Rreth orës 18:30 kemi pranuar informatën për një grabitje të ndodhur në në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë, në një filiale të një kompanie për shërbime të shpejta të transferimit të parave dhe shërbimeve të pagesave.
“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që dy të dyshuar së paku njëri nga ta i armatosur nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga aty një vlerë të caktuar monetare.
“Aktualisht ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, tha ai lidhur me rastin./arbresh.info/
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...