Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë nga Haga ku po mbahej në paraburgim si i dyshuar për krime lufte.
Jepi zë ka siguruar pamje nga momenti i arritjes së Kadri Veselit në Mitrovicë.
Veseli është liruar nga burgu në Hagë dhe ka shkuar në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, për ta vizituar prindin e tij, i cili gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë policinë e Eulex-it.
Ende nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë Kadri Veseli në Kosovë.
\
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...
Komisioni për Legjislacion miraton projektligjin për “çmimet...
Deklaratat e Trump, Irani paralajmëron përgjigje vendimtare ...
Provimi i Jurisprudencës, reagon kryetari i Gjykatës Supreme...