Mbrëmë pas mesnatës, Hilmi Haradinaj, babai i Ramush Haradinajt ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri në Facebook.
Hilmiu njihej si një njeri i qetë i cili ishte përballur me shumë sakrifica gjatë jetës së tij. Në media ishte raportuar për momentin kur Ramush Haradinaj ishte liruar nga burgu gjatë vitit të kaluar, e që ishin parë edhe emocionet e familjarëve.
Hilmiu, babai i Ramushit, kishte shpërthyer në lot pas marrjes së lajmit që djali i tij është i lirë
Haradinaj ishte ndaluar në aeroportin e Baselit të Zvicrës në pjesën franceze dhe kishte qëndruar në qytetin e Strasburgut.
Përfundimisht Gjykata e Colmar, kishte dhënë verdiktin duke mos e ekstraduar Haradinajn në Serbi – ashtu siç kishin kërkuar autoritetet serbe, por duke e liruar atë

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...