Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se ka qenë i detyruar të tregojë për lidhjet e Glauk Konjufcës me SHIK-un.
Molliqaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se tash e tutje do të vazhdojë t’i përgjigjet Vetëvendosjes për çdo çështje.
“Vetëvendosje më ka mbështetur për muri. Çka të bëj tash, murin unë nuk mundem ta thyej. Deri të muri kam shkuar. Ish shokët e mi për shkak të punës së përbashkët i kam duruar, tash më kanë mbështetur për muri, nuk kam ku të shkojë, po të kish fuqi do ta thyeja edhe murin dhe do t’i kisha ikur kësaj teme”, tha ai.
Deputeti i PSD-së ka thënë se Vetëvendosjes nuk i konvenon hapja e temës së SHIK-ut por sipas tij i kanë bërë llogaritë gabim.
“Ju kam thënë nga fillimi që nuk iu konvenon kjo betejë, por ata kanë llogaritur në njëfarë korrektësie tonë që na nuk i hapim këto tema. Tash janë fshehur, nuk po vijnë më në studio televizive”.
“…Vetëvendosje nuk fshehët. Së paku ajo Vetëvendosje që kemi njohur, sepse kjo Vetëvendosje që është tash po fshehët”, tha ndër të tjera Dardan Molliqaj.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...