Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së thotë se ai u mor peng për arsye politike. Për këtë ai ka paralajmëruar se do t’u shkruajnë ambasadave në vend.
“Për herë të parë një opozitar, një aktivit politik merret peng. Policia është politike në këtë rast sepse ka arrestuar pa urdhër-arrest”, thotë Molliqaj në Pressing.
“Këto janë shkelje të mëdha. Paramendo në këtë vit Kosova me një qeveri që ka mbështetje popullore arreston kundërshtarët e vetë politikë vetëm me urdhër politik. Dhe s’po e them unë, prokurorja e ka thënë”, shpjegon ai.
“Ne si parti do tu shkruajmë të gjitha ambasadave, organizatave për të drejtat e njeriut dhe të gjitha adresave të tjera për të alarmuar se kemi të bëjmë me një pushtet që përdor policinë dhe arreston pa urdhra të prokurorisë dhe gjykatës”, tha ai.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK