Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vlorian Molliqaj, ka reaguar pas dorëheqjes nga LVV të Shpend Ahmetit.
Ai shkruan se nga VV u larguan 2 nga 3 kryetarë komunash, gati gjysma e deputetëve e njerëz të tjerë të rëndësishëm, gjë që sipas tij do të duhej të shqetësonte këtë Lëvizje.Ai shkruan se të pakënaqurit po ofendohen më shumë sesa është ofenduar SHIK’u ndonjëherë.
Vlorian Molliqaj është njëri nga të dorëhequrit në Vetëvendosje.
Lexoni të plotë reagimin e tij në Facebook:
Në shenjë pakënaqësie, nga VV deri tash u larguan 2 nga 3 kryetarë komunash, gati gjysma e deputetëve (ndër ta 7 nga 10 deputetët më të votuar), dhjetëra asambleistë e anëtarë të kryesvie të qendrave, etj.
E ju, në vend se të shqetësoheni dhe ta kërkoni problemin aty ku duhet, të gjithë të pakënaqurit po i ofendoni më shumë sesa i ka ofenduar ShIK-u ndonjëherë. Brenda natës të gjithë i shndërruat në tradhtarë, të shitur, të ndikuar nga ambasadat, etj.
E dhimbshme që po ju shoh në këtë ditë. Por, ju po dini, ju grahni.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...