Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës, ka komentuar fotografinë në të cilën shihet bashkë me tani presidentin e shtetit Hashim Thaci.
Ai ka deklaruar se ajo fotografi është bërë gjatë një vizite të Thacit në gjimnaz, duke theksuar se kurrë nuk ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Ajo fotografi është bërë menjëherë pas luftës. Hashim Thaci ka ardhur në gjimnazin e Deçanit. Dhe unë e kam pranuar që jam në atë foto. Por nuk kam qenë kurrë në PDK. E kanë pranuar edhe zyrtarë të kësaj partie. Nuk kam qenë dhe kurrë nuk do të jem pjesë e kësaj partie”.

Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...