Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj është duke folur në TV Dukagjini para gazetarëve e analistëve, për listën e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë.
Molliqaj është pyetur edhe për negociatat me LDK-në, një ditë pas certifkimit të koalicioneve.
Ai tha se nuk ka pasur ofertë për koalicion, por kërkesë nga LDK për “armëpushim” mes dy partive gjatë fushatës.
Molliqaj, i cili është edhe kandidat i VV-së për deputet, tha se LDK “i ka punët keq”. Sipas tij, kjo parti po tenton ta ruajë vendin e dytë.
Sipas tij, prezantimi i Avdullah Hotit për kandidat për kryeministër është indikator se sa keq i ka punët LDK.
Ai ka thënë se Hoti është një kandidat “pa potencë politike”.
E, nuk kanë munguar as talljet me Hotin.
“Një kandidat i yni bani hajgare, tha se kur ti fitojmë zgjedhjet do ta marrim Avdullah Hotin, do ta bëjmë drejtor të ATK-së se është shumë i mirë aty”, theksoi Molliqaj.
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...
Mëngjesi pa pritje të gjata në pikat kufitare të vendit