Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, përmes një postimi në facebook ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin e komunave më shumicë serbe.
Molliqaj tha se direkt nga foltorja e Kuvendit, kryeministri e shpalli planin.
“Edhe për skeptikun e fundit, sot u bë e qartë që asociacionin e bën Albin Kurti. Por paska vendosur kushte për formimin e Asociacionit. Dhe kushtet që na i paska!
Kur ky thotë njohja si kusht, e ka fjalën për planin franko-gjerman. Kur ky thotë nuk ka asociacion monoetnik, po thërret që duhet t’i ndërrohet emri. Kjo është mënyra e tij e operimit. Nuk ka vend për befasi. Logjika doli zhveshur”, ka shkruar Molliqaj.
Sipas tij plani dhe Asociacioni u pranuan. Molliqaj ka pyetur Kurtin se kur është dita e nënshkrimit.
Ai ftoi të gjithë ata që janë kundër asociacionit të bëhen bashkë dhe të protestojnë.
“Ftojmë të gjithë ata që janë kundër Asocaiacionit të bëhemi bashkë në organizimin e protestave. Kundërshtimi dhe organizimi janë në horizont”, ka shkruar Molliqaj./arbresh.info
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...