Deputeti nga radhët e PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se drejtor i Policisë së Kosovës, është bërë një person i SHIK-ut, i cili i sipas tij ka qenë i përfshirë në krimet e Klanit Pronto.
Molliqaj ka shtuar se shteti po mbahet i kapur dhe i kriminalizuar dhe se si ka thënë ai: nuk do të çlirohet pa dërgimin e PDK-së në opozitë dhe Klanit Pronto në burg.
“NUK KA SHTET DEMOKRATIK ME SHIK-un NË QEVERISJE Rashit Qalaj, njeri i SHIK-ut, vartës dhe shok i Elmi Reçicës, person i përfshirë në krimet e Klanit Pronto, është bërë drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo është dëshmia më e qartë që çdo qeverisje me PDK-në përfundon në kthetërat e SHIK-ut. Shteti po vazhdon të mbahet i kapur e i kriminalizuar dhe nuk do të çlirohet pa dërgimin e PDK-së në opozitë dhe Klanit Pronto në burg”, ka shkruar Molliqaj ne facebook./arbresh.info/
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...