Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, tha se me rastin e tij u shkelën gjitha procedurat, pasi që për tri orë e gjysmë nuk e dinte se pse është arrestuar.
“Unë jam ndalë rreth orës 9:30 minuta. Për tri orë e gjysmë nuk më kanë njoftuar se për cilin rast jam ndalu. Me këtë janë shkelë të gjitha procedurat”, tha ai, raporton Klan Kosova.
Molliqaj më pastaj e ka kuptuar se për çfarë është arrestuar nga Policia.
“Më kanë paraqitur para prokurorit për rastin e protestës se prillit te vitit 2013. Pas atij takimi me prokurorin, më kanë bartur ne Deçan për disa lëndë të vjetra”, tha ai.
Sekretari i VV-së ka thënë se ky arrestim ka qenë kryekëput politik dhe me qëllim të dëmtimit të idesë së protestave.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...