Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri në BE, Federica Mogherini ka mirëpritur ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, shkruan portali arbresh.info.
Ajo e ka quajtur lajm të mirë ratifikimin dhe një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Lajme të mira nga Prishtina: ratifikimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, Kosova drejt liberalizimit të vizave me BE-në për qytetarët e saj”, është shprehur Mogherini.
Ndryshe Kuvendi ratifikoi marrëveshjen në përpjekjen e pestë të deputetëve pas hedhjes së gazit lotsjellës katër herë nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje./Arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...