
European Union foreign policy chief Federica Mogherini arrives at a European Union leaders summit in Brussels December 17, 2015. REUTERS/Eric Vidal
BE-ja do të prezantojë një plan për një integrim më të zgjeruar në planin e mbrojtjes në fund të muajit qershor, pas referendumit për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, por përgënjeshtroi informacionin për përgatitjen në mënyrë të fshehtë të një “ushtrie evropiane” një fakt i shumë diskutuar nga euro skeptikët britanikë.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini vitin e kaluar u ngarkua për përpunimin e një “strategjie globale” në planin e politikës së jashtme dhe atë të sigurisë (PESC) të Unionit, duke përfshirë bashkëpunimin ushtarak përballë krizave të parashtruara për çështje të sigurisë si (Siria, Ukraina, migrantët…).
Mogherini do të shpalosë këtë plan gjatë samitit të ardhshëm të 28 krerëve të shteteve dhe të qeverive të Bashkimit Evropian më 28 dhe 29 qershor në Bruksel.
Ekzekutivi evropian përgënjeshtroi në mënyrë kategorike disa informacione të publikuara sot nga e përditshmja britanike “The Times” e cila i referohet masave drejt krijimit të një ushtrie evropiane, një fakt i mbajtur në mënyrë të fshehtë përpara referendumit britanik më 23 qershor.
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...