Në kuadër të Forumit të Sigurisë së Mynihut, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Mercedes-Benz, Dennis Kinzelmann, dhe Drejtorin e Shitjeve për sektorin e mbrojtjes, Daniel Zittel.
Takimi rezultoi me nënshkrimin e një kontrate trevjeçare për furnizimin e Ministrisë së Mbrojtjes me kamionë taktikë.
“Ky partneritet strategjik dëshmon angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes për ndërtimin e bashkëpunimeve të qëndrueshme me prodhues liderë ndërkombëtarë në industrinë e mbrojtjes, me synim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë operacionale”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të flotës ushtarake dhe forcimit të kapaciteteve operacionale të ushtrisë së Kosovës.
“Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mercedes-Benz është konkretizuar përmes nënshkrimit të një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë”, thuhet në njoftim.
Ky zhvillim reflekton strategjinë e Kosovës për të forcuar lidhjet me partnerë ndërkombëtarë dhe për të garantuar pajisje moderne dhe të qëndrueshme për operacionet ushtarake.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...