Modelja amerikane Karlie Kloss ka kërkuar falje për publikimin e disa fotografive të publikuara në Vogue në të cilat paraqet një traditë të njohur për kulturën japoneze, geisha.
Kloss në fotografitë që do të shfaqen në muajin e ardhshëm të revistës Vogue, është veshur si geisha, mban një paruke të zezë dhe paraqitet në mjedise aziatike, transmeton portali arbresh.info.
Në një foto tjetër ajo pozon me një mundës sumo.
Fotot e shëpërndara në rrjetet sociale janë kritikuar fort për shkak të përvetësimit të kulturës japoneze.
Megjithatë, modelja ka kërkuar falje përmes rrjetit social twitter.
Në Hollywood, përvetësimi i kulturës aziatike nga aktoret e huaja ka qëne temë diskutimi për një kohë të gjatë./Arbresh.info

Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë