Policia e Kosovës gjatë ditës ka gjetur në Badovc armë, municion e rroba të zeza, por ka mohuar se është gjetur eksploziv. Sipas Policisë, është herët të flitet nëse ky aksion policor ka të bëjë me arrestimin e pesë të dyshuarve për terrorizëm që u arrestuan disa ditë më parë në liqenin e Badovcit.
Liqeni i Badovcit, ndonëse gjatë tërë kohës është i rrethuar me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që disa kohë, është bërë cak i dyshimeve për sulme, raporton KTV.
Policia e Kosovës përmes një komunikate, ka bërë të ditur se aty ka gjetur një kallashnikov, karikatorë dhe disa tesha të zeza.
“Policia e Kosovës, si vazhdimësi e punës dhe ofrimit të sigurisë, njofton se në orët e pasdites në një lokacion afër Badovcit, ka gjetur një armë me municion dhe disa gjera tjera si rroba, por që nuk kanë të bëjnë me eksplozivin, e as me gjera tjera të dyshuara të kësaj natyre”, ka thënë Baki Kelani.
Këtë e kanë konfirmuar prapa kamerave edhe pjesëtarët e Policisë në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur disa metra larg nga vendi ku ditë më parë ishin arrestuar pesë persona të dyshuar për terrorizim.
Ndërkaq, edhe gjatë orëve të mbrëmjes, afër liqenit janë parë dy vetura të dyshimta.
Policia e Kosovës menjëherë është mobilizuar dhe u është vënë pas për t’i ndaluar.
Kurse, prokurorja speciale Drita Hajdari që po udhëheq me hetimet ndaj 5 të arrestuarve nën dyshimin për terrorizëm që ishin zënë mëngjesin e 11 korrikut në liqenin e Badovcit, ka konfirmuar se në kuadër të hetimeve të saj është kontrolluar terreni i këtij liqeni.
“Mirëpo përfundimisht forenzika do të tregojë nëse këto sende të gjetura u takojnë të dyshuarve”, ka thënë prokurorja Hajdari.
Pesë personat që ishin arrestuar më 11 korrik, u ishin gjetur uniforma, maska, doreza e flamur si ai i ISIS-it.
Atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...
Ministri i Jashtëm nigerian: SHBA-ja goditi ISIS-in pasi pre...
Kongresisti amerikan Lawler i dërgon letër Kurtit: Mbështetj...
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...