Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se po përcjellë zhvillimet që janë duke ndodhur në raport me rritjen e vazhdueshme të çmimeve të biletave me qëllim të mbrojtjes së disa nga kategoritë e veçanta të shoqërisë.
“Në mbështetje të autorizimeve ligjore kemi ndërmarrë hapat formal ligjorë duke u mbështetur në nenin 22 paragrafi 3 të Ligjit për Transportin, për të caktuar çmimore të veçantë për fëmijët, studentët, invalidët e luftës të punës dhe pensionistët, që këto kategori të jenë më të mbrojtura në raport me çmimet në rritje në transportin ndër urban të udhëtareve me autobusë” thuhet në njoftimin e MMPHI-së.
Duke qenë në këto rrethana MMPHI është detyruar që të reflektojë autoritetin ligjor, duke nxjerr aktin nënligjor (vendim) që të përcaktojë çmimore të veçantë deri në normalizimin e gjendjes me çmimet nga operatorët e transportit ndërurban të udhëtarëve me autobusë.
Njoftohen të gjithë operatorët se MMPHI-ja, përmes mekanizmave dhe instrumenteve ligjore do të bëjë mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit në fjalë nga të gjithë operatorët e transportit të udhëtarëve, rrjedhimisht në mbështetje të dispozitave ligjore të ligjit N/L-179 për transportin rrugor.
Organet e kontrollit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e domosdoshme me qëllim të zbatimit të këtij vendimi./arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...