“Për hir të realitetit, ju njoftojmë se në takimin e mbajtur në hapësirat e MMPH-së, nuk kanë qenë prezent z. Zhbogar dhe as Ambasadori Delawie, por kanë qenë përfaqësuesit e tyre, dhe nuk ka pasur tensione. Në këtë takim është biseduar për përgatitjen e procesit të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit i cili del si obligim nga pika 5 e marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar me 25.08.2015”, thuhet në reagimin e MMPH-së.
“Andaj ju sigurojmë se komplet lajmi i plasuar në portale i cili burim ka “Veriu.Com” nuk përmban asnjë të vërtet”, përfundon ky reagim.
Në shkrimin “Tensione në Veri të Mitrovicës”, flitet për një takim në zyrën e ministrit Ferid Agani, ku ishin të pranishëm shefi i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, ambasadori amerikan, Greg Delawie, kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtirit dhe sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, Besnik Osmani.
Sipas të njëjtit shkrim, në takim Zhbogar ka kërkuar që kufiri të caktohet sipas kërkesës së Goran Rakiqit, që do të thotë se lumi Ibër tërësisht do të jetë me Mitrovicën e veriut.
Mirëpo, kërkesa e Zbogarit ka hasur në kundërshtim të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka këmbëngulur që të respektohet Pakoja e Ahtisarit dhe si rrjedhojë takimi është ndërprerë për shkak të “ngritjeve të zërave”.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër