Në vazhdën e investimeve kapitale të MKRS-së për përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, sot, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Podujevës.
Qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për realizimin e projektit kapital “Vendosja e rrethojës metalike në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë”. Ky projekt do të ketë mbështetjen financiare nga MKRS-ja në vlerë prej rreth 22 mijë e 800 euro.
Sekretari Veton Firzi, i cili në emër të MKRS-së, nënshkroi memorandumin në fjalë, u shpreh se ministria përmes përkrahjes financiare të projekteve të ndryshme kapitale në fushën e sportit nëpër komunat e Kosovës, po mundohet që të krijojë kushte sa më të volitshme për sportistë dhe në ngritjen cilësore të tyre.
Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e falënderoi sekretarin Firzi, për përkrahjen që ministria po jep për Podujevën, dhe u shpreh se me këtë investim, po krijohen kushte më të volitshme për futbollin në Podujevë dhe se me finalizimin e rrethojës së stadiumit ‘Zahir Pajaziti’, ai do të ruhet nga dëmtimi eventual.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë