Ekipi i Kosovës në boks sot nuk u lejua të hyjë në territorin e Serbisë me simbolet e shtetit, duke u ndaluar në kufi.
Delegacioni i Kosovës ishte nisur për në Beograd, ku duhej të merrte pjesë në Kampionatin Botëror të boksit amator, që fillon nesër.
Lidhur me këtë çështje reagoi edhe Federata Ndërkombëtare e Boksit, AIBA me një letër drejtuar Federatës serbe të boksit, e më pas edhe me komunikatë zyrtare për media, duke kërkuar që Kosova të trajtohet njëjtë sikur vendet tjera.
Për këtë çështje tani ka reaguar edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Ministria e Punëve të Jashtme, të cilat e kanë dënuar ashpër këtë vendim të autoriteteve serbe.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dënon ashpër vendimin e sotëm të autoriteteve të Serbisë, të cilët penguan hyrjen e sportistëve tanë në territorin e tyre, për shkak të simboleve shtetërore në uniforma.Me këtë veprim, Serbia si organizatore e Kampionatit Botëror të Boksit, kanë shkelur të drejtën e sportistëve dhe të drejtën e Federatës së Boksit të Kosovës, për pjesëmarrje në Kampionat, siç është e përcaktuar me rregullat e organizatave ndërkombëtare të sportit. Federata e Boksit të Kosovës është anëtare me të drejta të plota në Federatën Botërore të Boksit (AIBA)”, thuhej në njoftim.
Tutje, MKRS tha se ka dërguar kërkesë me shkrim në Ministrinë e Rinisë dhe Sportit në Serbi për të ndërmarrë masat e nevojshme.
“Kërkojmë nga organet kompetente të shtetit të Serbisë të ndërmarrin masat e nevojshme dhe të reagojnë me shpejtësi në mënyrë që garuesit tanë të arrijnë në kohë për pjesëmarrje në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet nga 24 tetori deri më 6 nëntor. Këtë kërkesë e kemi drejtuar edhe me shkrim tek ministri i Rinisë dhe Sportit në Serbi, z. Vanja Udovičić”, thuhet ndër tjera në njoftimin e MKRS-së./arbresh.info/

Haxhiu shpreh keqardhje për ekspozitën, thotë se vendimi u m...
Barcelona pritet të marrë një kompensim të madh financiar ng...
Aksident trafiku në Lupç të Podujevës, dy automjete përplase...
Papa Leoni viziton Monakon, bën thirrje kundër pabarazisë gl...
Ekspozita skandaloze për masakrat, Rama përshëndet reagimin ...
PDK kërkon llogaridhënie për ekspozitën mbi masakrat