Qendra Klinike Universitare e Kosovës është shumë larg nga të qenit një spital bashkëkohor, i cili promovon mirëqenien dhe përkujdesjen.
Ndonëse ka pasur renovimeve nëpër klinika, në QKUK familjarët e pacientëve e pacientët vazhdojnë të mos kenë as ku të ulen, shkruan Gazeta Express.
Mungesa e pritoreve po shkakton tollovi në korridoret e Klinikës Emergjente por edhe të Kardiokirurgjisë. Familjarët e pacientëve po detyrohen që nga shtëpia të sjellin karrige si dhe shtretër për të pushuar në mënyrë që të jenë sa më afër familjarëve të tyre të cilët i kanë të shtrirë nëpër klinika.
Kështu ka ndodhur gjatë gjithë javës së kaluar. Korridoret e QKUK’së kanë qenë të mbushura me familjarë të pacientëve të cilët ishin furnizuar me ulëse nga shtëpia në mënyrë që të jenë sa më komod gjatë qëndrimit të tyre në QKUK. Sikur të mos mjaftonte barra për sëmundjen e familjarëve të tyre e mungesa e barnave qindra persona të cilët e frekuentojnë QKUK’në brenda ditës nuk kanë as ku të ulen/GazetaExpress/


Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...
Gjendet pa shenja jete një 86 vjeçar në Gjakovë
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€