Pjesëtarët e Ekipit të Mjekësisë Ligjore të EULEX-it të martën së bashku me homologët e tyre të Instituti për Mjekësinë Ligjore (IML) i Kosovës, ishin në një vizitë të parë të përbashkët në një lokacion në komunën e Novi Pazarit, Serbi.
Sipas njoftimit të EULEX-i, vizita e përbashkët në terren u organizua pas planeve për punë në terren të rëna dakord në takimet e fundit të lehtësuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC).
“Pjesëtarët e Ekipit të Mjekësisë Ligjore të EULEX-it të martën së bashku me homologët e tyre të Instituti për Mjekësinë Ligjore (IML) ishin në një vizitë të parë të përbashkët në një lokacion në komunën e Novi Pazarit, Serbi. Vizita e përbashkët në terren u organizua pas planeve për punë në terren të rëna dakord në takimet e fundit të lehtësuara nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC). Delegacionet nga Komisioni i Qeverisë së Kosovës për Persona të Zhdukur, Komisioni i Serbisë për Persona të Zhdukur, Prokuroria e Serbisë për Krime të Luftës, ICRC dhe OJQ-ja e Kosovës Qendra Burimore për Persona të Zhdukur ishin gjithashtu të pranishëm”, thuhet në njoftim.
“EULEX-i i mirëpret përpjekjet e bëra nga palët e interesuara përkatëse për t’i zbatuar planet e dakorduara për punën në terren. Ekspertët e mjekësisë ligjore të Misionit vazhdojnë t’i mbështesin partnerët e tyre në IML dhe institucionet e tjera përkatëse për të ndriçuar fatin e personave të zhdukur”, thuhet tutje në njoftimin e EULEX./Arbresh.info/
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë
Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt