Policia Shqiptare ka apeluar për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në Rrugën e Kombit, konkretisht në segmentin Tuneli i Kalimashit–Morinë, për shkak të prezencës së mjegullës dhe shikueshmërisë së reduktuar.
Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.
“Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.
“Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 129”, shkruan Policia e Shtetit në Facebook.
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë