Mjegulla e madhe sot ka kapluar pjesë të shumta të vendit tonë. Duke bërë kështu që dukshmëria në natyrë të zvogëlohet dhe të keqësohet situata për qytetarët.
Lidhur me këtë, ‘Indeksonline’ ka mësuar se për shkak dendësisë së madhe të mjegullës, janë shtyrë disa fluturime në aeroportin e Prishtinës.
Për të mësuar më shumë nga kjo situatë, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Garen për të bërë të ditur se si qëndron gjendja momentale në aeroport.
Ajo ka thënë se shkak i mjegullës ka pasur disa shtyrje të fluturimeve. Mirëpo, sipas saj, kjo do t’i kthehet normalitetit pas pak kohe.
“Deri në këtë moment nuk e kemi asnjë anulim fluturimesh, dukshmëria është mjaft e vogël për natyrinë, mirëpo presim që pas orës 10:30 dukshmëria të arrijë në nivelin e duhur”, ka thënë Gara.
Ndryshe, është pikërisht kjo mjegulle e cila po vështirëson edhe komunikacionin dhe qarkullimin e automjeteve po e bënë të jetë më i ngadalshëm.
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...