Kënaqësi e cila do t’u mësojë se çka është mjalti i vërtetë, si prodhohet dhe ku mund ta blini, është shkurt ideja e apiturizmit për zhvillimin e së cilës mundohen bletarët e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ata më parë kanë thënë: ‘Mjalti i vërtetë shpejtë kristalizohet, dhe atë do ta njihni’. Por, sot paralajmërojnë se më edhe i falsifikuari e ka tërësisht tiparin e njëjtë. Aq është përgatitur prodhimtaria e tij, që konsumatorët në asnjë rast nuk mund të bëjnë dallim, as të vërejnë se blejnë kavanoz të mbushur me shurup-glukozë, përveç se nëse nuk konsultojnë ndonjë ekspert.
Nga njëra anë ata janë të mashtruar, ndërsa nga tjetra, krijohet konkurenca jolojale e cila praktikisht i shkatërron prodhuesit e vërtetë të certifkuar.
Poashtu, nga ana tjetër ai thotë se tregu është i mbushur me prodhime të falcifikuara të bletëve.
‘Prodhuesit organik të cilët posedojnë certifikata për kualitet të mjaltit janë jokonkurrent në treg, sepse falcifikatorët e ofrojnë mjaltin e rrejshëm me çmim shumë të ulët. Në vend të poërbërjeve shfrytëzuese, mjalti i rrejshëm përmban vetëm sheqer dhe nuk ka kurfarë përbërje shëruese. Konsiderojmë se prodhimet tona nuk janë mjaft të mbrojtura nga mashtrime’, thekson Jovçevski.
Ai porosit, mjalti të blehet vetëm nga prodhuesit e kontrolluara dhe të certifkuara të cilat familjet e bletëve i ruajnë në rrethinë të pastërt dhe nuk përdorin shtesa në ushqimin e ture, ndërsa jo nga tregjet e gjelbërta ose nëpër rrugë.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...