Mitrovicë: Mysafiri i vjedhë paratë

19:27 | 17 Shtator 2016
M. A.

Një person nga Mitrovica ka raportuar se i është vjedhur një pliko me para nga një shtetas i huaj.

Ngjarja sipas policisë, ka ndodhur dy ditë më parë, në rrugën “Fadil Deliq” në Mitrovicë, kur raportuesi shqiptar kishte njoftuar policinë se i dyshuari mashkull shtetas i huaj, ishte mysafir tek ai, derisa ka më pas i ka vjedhur paratë.

Policia e Kosovës përmes njoftimit, nuk ka bërë të ditur shumën e parave, derisa rasti është nën hetime.

Shpërndaje në rrjete sociale