Drejtuar nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar disa pika të rendit të ditës, që janë me interes për qytetarët e komunës së Mitrovicës.
Në këtë mbledhje drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, ka njoftuar ekzekutivin se përgjatë vikendit Inspektorët komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë kryer kontrolle të shumta në lokalet e qytetit, zhurma e të cilëve është kthyer në burim shqetësues për qetësinë e qytetarëve.
Ai më tutje theksoi se jo vetëm këtë fundjavë por edhe në fundjavat në vijim, Drejtoria e Inspeksionit do të vijojë me kontrollet në lokalet e qytetit me qëllim sigurimin e qetësisë publike për qytetarët.
Drejtori Ahmeti më tutje ka shtuar se Drejtoria e Inspeksionit edhe gjatë këtij vikendi ka kryer kontrolle inspektuese për respektimin e orarit të punës nga subjektet afariste.
Ndërsa drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport,Tafil Peci, ka theksuar se është shumë e rëndësishme që Ansambli i këngëve dhe valleve të qytetit të ketë një mbështetje financiare për zhvillimin e aktiviteteve të këtij ansambli.
Me këtë rast ekzekutivi ishin të pajtimit t’i ofrohet mbështetje Ansamblit për krijimin e kushteve më të mira për punë, në mënyrë që ansambli të arrij suksese.
Kurse drejtori për Financa dhe Zhvillim Ekonomik, Shukri Gashi, bëri të ditur që nga 10 korriku, komuna e Mitrovicës ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore për planifikimin e buxhetit për vitet 2020-2022, dhe gjithsej do të mbahen shtatë dëgjime buxhetore.
Në fund të kësaj mbledhje, drejtori Gashi ka theksuar se komuna e Mitrovicës ka shënuar progres sa i përket inkasimit të të hyrave vetanake në dhjetë vitet e fundit, ku në vitin 2010 komuna kishte realizuar inkasim të të hyrave në vlerë 1,650,134.40 euro ndërsa në vitin 2018 komuna e Mitrovicës ka arritur të inkasoj të hyra vetanake në vlerë prej 2,280,284.67 euro./Arbresh.info
“Jemi të mërzitur por ka lojtarë që thonë trajner jam ...
Peja emëron në krye të shtabit teknik ish-trajnerin e Prisht...
Osmani premton medalje Presidenciale për Kombëtaren e Kosovë...
Kuvendi mban seancë plenare më 2 prill
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: Nuk duan ...
Intervistohet Shkëlzen Gashi dhe i bastiset banesa, Prokuror...