Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujka, ka njoftuar nepërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook se protesta me moton”TUNELI I BLLOKUAR, MITROVICA E NGUJUAR” e thirrur për nesër nga VV për tunelin e bllokuar nuk do të mbahet.
Sipas tij ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka dhënë një premtim publik për rregullimin e këtij tuneli.
“Fatmirësisht përgjegjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, në krye me ministrin Pal Lekaj, duke e ditur seriozitetin e angazhimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe këmbënguljen e qytetarëve kanë reflektuar menjëherë dhe pas dy ditësh nga paralajmërimi i protestës kanë rifilluar punimet në sanimin e tunelit me premtim publik se do të përfundoj për 25 ditë”.
Mujka me këtë rast shtoi se i pari i Infrastrukturës ka kërkuar që kjo protestë të mos përdoret politikisht, dhe të mos pengohen punimit.
I pari i Vetëvendosjes në Mitrovicë ndër të tjera theksoi:
“Për ta bindur se kjo protestë nuk ka fare të bëj me interesa partiake, ne e sigurojmë ministrin Lekaj se do ta pezullojmë protestën deri në fund të muajit, por nëse punët nuk përfundojnë deri atëherë përgjegjës kryesorë do të jetë ai e jo punëkryesi dhe se përgjegjësia do të kërkohet direkt prej tij. Duam ta potencojmë se arsyeja pse insistojmë në përfundimin e shpejtë të punimeve, pos atyre që u përmendën më lartë, është edhe afrimi i kohës kur vijnë mërgimtarët. Nëse ky problem nuk zgjidhet së shpejti, atëherë do të kemi një verë vështirë të përballueshme nga kaosi në trafik dhe frustrimi i rritur i qytetarëve”.
Ky reflektimi i Ministrisë na bind se kërkesa jonë ka qenë plotësisht legjitime, serioze, e mirëpritur dhe e përkrahur nga qytetarët. Është shembull tipik se aktivizmi qytetar në drejtimin e duhur gjithmonë jep rezultate dhe se Lëvizja është gjithmonë pranë dhe për qytetarin, shkruan në fund të njoftimit
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...