Qytetarë të shumtë të Mitrovicës kanë nisur të lajmërohen sonte në Polici, të shqetësuar nga kutërbimi i rëndë që vjen nga fabrika për përpunimin e vajrave në Mitrovicë.
Era e rëndë që po vjen nga fabrika, e që ka nisur të përhapet diku rreth orës 18:30 te banorët e kësaj pjese të qytetit, ka shkaktuar pothuajse panik. Ndaj, në vendngjarje për hulumtime kanë dalë ekspertë të ambientit dhe ekipe të Policisë.
Ngjarjen për KosovaPressin e kanë konfirmuar kryeinspektori komunal, Naim Hajra, dhe zëdhënësi i policisë rajonale, Avni Zahiti, të cilët kanë njoftuar se menjëherë është kontaktuar Ministria e Ambientit, prej nga priten rezultatet për shkaqet për këtë kundërmim.
Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojn...
LDK do të mbajë konferencë për media për “skandalin e njehso...
Irani merr planin 15-pikësh të SHBA-së për t’i dhënë fund lu...
Rusia sulmon Estoninë
Nxënës sulmon me thikë mësuesen në Itali, gjendja e saj krit...
Serbia arreston katër shqiptarë për ekspozim të simboleve ko...