Një shofer në Mitrovicë është dënuar me 500 euro, pasi që i njëjti në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 116 km/h.
Në njoftim thuhet se shoferit i është ndaluar drejtimi i automjetit për 1 vit.
“Identifikohet kundërvajtësi i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, drejton automjetin me shpejtësi prej 116 km/h
Mitrovicë 21 korrik 2023 Njësia e Trafikut në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë në zonën e Vushtrrisë, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 116 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h. Ndaj kundërvajtësit shoferit është shqiptuar gjobë prej 500 euro, si dhe masa mbrojtëse- ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...