Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksion turistik

23:56 | 5 Prill 2026
E.G

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka bërë të ditur se po hartohet një plan për Liqenin Akumulues të Mitrovicës, me qëllim pastrimin dhe zhvillimin e tij si një nga vendet më të bukura në Kosovë dhe si një pikë e rëndësishme për turizëm.

Peci ka postuar në Facebook një video teksa po lundronte në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.Ai ka thënë se në dy vitet e fundit gjendja e liqenit ka qenë e rënduar.

“Në dy vitet e fundit, gjendja e liqenit ka qenë tejet e rënduar. Në funksion të kësaj, së bashku me Klubin e Zhytjes Trepça, kemi realizuar disa aktivitete të pastrimit”, ka shkruar Peci.

“Jemi në fazën e hartimit të një plani për liqenin, si njërin nga vendet më të bukura në Kosovë, me potencial të madh për zhvillim të turizmit dhe shndërrimin e tij në një pikë të rëndësishme atraksioni”, theksoi ai.