Sot nën patronatin e kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, do të organizohen aktivitete të ndryshme kushtuar Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Mitrovicës.
Nga ora 10:00 bëhen homazhet dhe vendosja e kurorave me lule në varrezat e dëshmorëve në Shipol.
Manifestimi kryesor, përkatësisht akademia, do të mbahet në Qendrën e Kulturës ”Rexhep Mitrovica”, duke filluar në ora 11:00.
Ndërkaq, pronarët e bizneseve ftohen që në shenjë nderimi dhe respekti për dëshmorët, nga ora 10:00 deri në 11:00 të mbyllin lokalet.
Për nder të 6 Qershorit- Ditës së Dëshmorëve të komunës, të mërkurën, qyteti do të stoliset me flamuj kombëtarë dhe shtetëror dhe në të gjitha shkollat ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Ditës së Dëshmorëve
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër