Sot Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET), ka votuar për Raportin e Progresit për Kosovën. Ky raport është aprovuar me 42 vota për, 10 kundër dhe 6 abstenime, shkruan Gazeta Express.
Pas këtij votimi, ka folur raportuesi i Parlamentin Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, i cili ishte shprehur i kënaqur me rezultatin e votimit.
Ai ka thënë se tashmë Kosova përpara e ka shansin e madh për të marrë liberalizimin e vizave.
“Kosova është aktualisht në një pikë vendimtare për të marrë liberalizimin e vizave, i cili do t’i jepte Kosovës mundësinë për të lëvizur drejt një shoqërie moderne. Për ta arritur këtë, nevojitet luftë e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përpjekje gjithashtu duhet të ketë edhe në krijimin e një ambienti të përshtatshëm të biznesit dhe forcimin e një gjyqësori dhe zbatimin e ligjit”, ka thënë Sholtes, transmeton Gazeta Express.
Sholtes ka thënë se vlerësimet për raportin janë pozitive, megjithatë me disa vërejtje për mjedisin, arsimimin, pakicat, papunësinë si dhe përmirësimin e lirisë së gazetarëve dhe mediave në Kosovë.
Ai ka thënë se Parlamenti Evropian është dhe do të vazhdojë të jetë një mbështetës dhe aleat i Republikës së Kosovës.
Sipas tij, stabiliteti dhe zhvillimi i Ballkanit dhe rajonit është me një rëndësi të jashtëzakonshme.
“Çdo përparim i bërë në këtë drejtim do të jetë gjithmonë i mbështetur nga ana jonë”, ka thënë Sholtes. /GazetaExpress/
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...