Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të parë Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Ky projektligj mori votat e të gjithë deputetëve që ishin në sallë, ndërsa kundër nuk doli asnjë deputet a grup parlamentar.
Në prezantimin e këtij projektligji, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, i cili ka qenë edhe udhëheqës i komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore, Abelard Tahiri, tregoi për të rejat që përmban ky projektligj, për të cilin tha se do të mundësojë që procesi i zgjedhjeve të jetë më i rregullt, transparent e demokratik, raporton Arbresh.info.
Me projektligjin e ri qytetarët do të mund të votojnë 10 kandidatë për deputet, e jo 5 sic ka qenë më herët.
“Do të bëhet pastrimi dhe rregullimi i detajuar i listës së votuesve, do të lehtësohet votimi për diasporën, e cila do votojë do regjistrohet dhe identifikohet online dhe do të votojë përmes kodit postar. Votat për kandidatët për deputetë do të bëhen ditën e nesërme në qendrat komunale, e jo në shkolla e vendvotime, kjo për shkak të keqpërdorimeve të votave mes kandidatëve që kanë ndodhur në të kaluarën”, tha Tahiri në seancë.
Nga Qeveria, kryeministri Kurti u shpreh falënderues për mbështetjen e kësaj reforme zgjedhore.
“Falënderoj gjitha subjektet politike për angazhimin, punën dhe pajtueshmërinë për këtë ligj kaq të rëndësishëm për mbarëvajtjen e këtij procesi të hartimit të projektligjit.
Nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Komisionit parlamentar për Legjislacion, ofroi mbështetjen e partisë së tij për këtë projektligj.
“Projektligji i plotëson kushtet e Kuvendit për shqyrtim dhe miratim dhe është një reformë e thellë dhe e nevojshme në sistemin zgjedhor të Republikës, andaj si të tillë ne e përkrahin dhe kërkojmë votën e gjithë grupeve parlamentare”, tha Rrustemi.
Ky projektligj është hartuar në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ambasadën amerikane në Prishtinë, zyrën e BE-së në Kosovë dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, tha se “Duke marrë parasysh gjitha ndryshimet e nevojshme që janë bërë, LDK-ja e mbështet këtë projektligj”.
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shpreh i kënaqur për qëndrimin unik të të gjithë partive në vend në lidhje me këtë projektligj.
“Kur partitë vendosin mu bë bashkë për një ide fisnile dhe reformë të duhur ato i tejkalojnë interesat e veta dhe i japin Kosovës një ligj i cili e ka koncensusin e plotë”, tha Tahiri.
Në këtë projektligj, parashihet që të ketë ndryshime edhe në heshtjen zgjedhore, e cila do vlejë nga hapja e kutive të votimit, e jo nga e shtuna, pra një ditë para zgjedhjeve.
88 deputetë të pranishëm, 86 deputetë kanë votuar, asnjë kundër dhe një abstenim. Arbresh.info/
Kamberi: Vuçiq i di edhe çmimet e produkteve në treg, e s’po...
Rama publikon 100 projektet e realizuara gjatë muajit gusht ...
Lajçak takohet me eurodeputetin Bilcik, diskutojnë për situa...
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në Roterdam
Tahiri: Secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta do...
EBA bën thirrje për kthim në dialog mes Kosovës dhe Serbisë