Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për Lojërat Mesdhetare, të cilat do të organizohen në Kosovë në vitin 2030.
Ky projektligj parasheh që Lojërat Mesdhetare të shpallen si çështje me rëndësi të veçantë për shtetin e Kosovës.
Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani tha se ky projektligj vjen si rezultat i një analize të thellë ligjore vendore dhe ndërkombëtare dhe se përmes tij themelohet edhe Komiteti Organizativ i këtyre lojërave.
“Hartimi i këtij projektligji është rezultat i një procesi të thellë të analizës duke përfshirë shqyrtimin e kornizës ligjore vendore dhe praktikave ndërkombëtare të organizimit të ngjarjeve multisportive të ngjashme, Me miratimin e këtij projektligji Lojërat Mesdhetare shpallen çështje me interes të veçantë për Republikën e Kosovës duke reflektuar rëndësinë strategjike që ky projekt ka për vendin tonë”, ka thënë Osmani.
“Ky ligj themelon Komitetin Organizativ të Lojërave Mesdhetare 2030, një strukturë ë pavarur me statusin e fondacionit të Organizatës joqeveriatre përgjegjëse për udhëheqjen e këtij aktivitet”, shtoi ajo./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në një fshat të Klinës, raportohet për një...
Ngushtica e Hormuzit, më shumë se naftë, arteria jetike për ...
Izraeli paralajmëron përshkallëzim sulmesh ndaj Iranit, teks...
Kosovarët pas festës së Bajramit ia mësyjnë Shqipërisë, fluk...
Ministri Muja në Ditën e Pyjeve: 500 mijë fidanë për institu...
Kusari-Lila: Çmimet e naftës varen nga importi, s’ka vend pë...