Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në mbledhjen e 220-të të Qeverisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se vetëm katër nene nga 71 janë ndryshuar nga ky projektligj.
Si shtoi se pavarësisht tendencave për ta zvarritur, Byroja do të bëhet si dhe shtoi se do të shërbej edhe si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit.
“Pavarësisht tendencave për zvarritjen e jetësimit të këtij ligji të rëndësishëm, byroja do të bëhet. Jetësimi i konceptit të konfiskimit civil, si zotim i yni, përveç se do ta ruajë pasurinë publike dhe do t’ia kthejë shtetit njëkohësisht atë që është përfituar kundërligjshëm. Byroja gjithashtu do të shërbejë edhe si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit dhe pozita zyrtare”, u shpreh tutje Kurti.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...