Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka votuar në parim rishikimin e buxhetit për vitit 2016.
Në votim morën pjese 62 deputetë, prej të cilëve, 52 votuan pro, 2 kundër, ndërsa 8 të tjerë kanë abstenuar, transmeton KosovaPress.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Kuvendit është votuar në parim pro plotësimit dhe ndryshimit të ligjit për financat e pushtetit lokal, i cili me 14 korrik do të prezantohet në Kuvend me rekomandime.
Nga 68 deputetë sa kanë votuar, 52 prej tyre kanë qenë pro ndryshimit dhe plotësimit të këtij ligji, 10 të tjerë kanë qenë kundër, ndërsa 7 kanë abstenuar.
Me rishikim të buxhetit është rritur parashikimi i buxhetit total për 33 milionë, duke arritur kështu në 1 miliardë e 635 milionë euro.
Po ashtu, me rishikim të buxhetit do të ndahen 7 milionë euro më shumë për veteranët.
Në anën tjetër, janë propozuar 5 milionë euro shkurtime në paga dhe investime kapitale.
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan