Miratohet ndarja e 100 eurove nga Qeveria

11:09 | 13 Prill 2022
A Z

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në këtë mbldhje është miratuar ndarja e 100 eurove për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe atij publik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se shtesat për pensionistët do të ndahen në pensionet që do t’i marrin këto ditë, teksa për punëtorët e sektorit publik do të jepen në pagën e këtij muaji.

Ndërkaq, sipas Muratit punëtorët e sektorit privat dhe studentët do të duhet të aplikojnë për arsye që siç tha ai nuk i kanë llogaritë bankare dhe të dhënat tjera./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale