Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës u bë shqyrtimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes për vlefshmërinë e pasaportave të Kosovës për dhënien e vizave jo-emigruese të Shteteve të Bashkuara ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton arbresh.info
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxha tha se qëllimi i kësaj nisme ka të bëjë me atë se nëse një qytetar i Kosovës ka një vizë jo emigruese dhe i ka dalë afati atëherë viza e tij dhe pasaporta e tij vlen edhe 6 muaj më pas.
“Nuk ka ndonjë obligim financiar nga ana jonë është në përputhje me ligjet tona”, tha ai./Arbresh.info
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...