Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan i ka akorduar ambasadorit në largim të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi titullin anëtar nderi, për kontributin e dhënë në bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe përkrahjes së aktiviteteve të Lidhjes.
Ky titull ambasadorit në largim Minxhozi i është dhëne me rastin e përfundimit të mandatit të tij si ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, shkruan Arbresh.info Arbresh.info.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, falënderoi ambasadorin Minxhozi për bashkëpunimin për këto 9 vite të shërbimit të tij në Kosovë dhe është shprehur mirënjohës për angazhimet e tija.
Tutje, i kanë uruar Petrit Malaj emërimin në detyrën e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovës, për çka presin bashkëpunim sikur me ish ambasadoret Lauka e Minxhozi./Arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...