Raportet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet vet ndërmjet dy shteteve, kështu ka deklaruar ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, në Frontal Live me Arsim Lanin.
Shqipëria sipas tij është e interesuar që ky dialog të zgjedhjet
“Janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje dhe pothuajse asnjë me karakter të rëndësishëm nuk është realizuar. Duhet përfitohet nga koha e humbur. Ne nuk do të ndërhymë por kjo kërkon përkushtim të klasës politike të Kosovës. Shqipëria nxit që apatia duhet të zëvendësohet me një mentalitet zhbllokues nga dy palët në mënyrë që të kemi një dialog funksional dhe marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka deklaruar ambasadori shqiptar.
Për përfshirjen e mundshme te kryeministrat Edi Rama në këtë proces ai ka mohuar duke thëne se Rama dhe gjithë klasa politike shqiptare janë të interesuar për të dhënë zgjidhje.
“Çështja është se si kryeministri por edhe gjithë klasa politike shqiptare janë të interesuar që kjo çështje të zgjidhet”, ka thënë ai
Sipas tij e gjitha është në duar e mazhorancës kosovare.
Minxhozi ka thënë se çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë atribut i asnjë partie politike por i gjithë klasës politike pa përjashtim.
Ai folur edhe për taksën ku ka thënë se zërat që janë kundër kësaj takse duhet të tregojnë arsyen se pse janë pro ose kundër. Kurse ai nuk ka dashur të komentojë nëse taksa duhet të hiqet apo të qëndrojë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...