MINTI publikon çmimet e reja të derivateve për 7 prill: Dizeli 1.88 euro, benzina 1.46 euro

10:06 | 7 Prill 2026
Q L

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 7 prill 2026.

Sipas njoftimit të ministrisë, për datën 6 prill çmimet maksimale të lejuara “mbesin të njëjta sikur në ditën paraprake”, ndërsa për 7 prill janë përcaktuar çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin, shkruan Arbresh.info.

“Për ditën 07.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë si vijon: Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.88 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.46 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.74 € për litër”, thuhet në njoftimin e MINTI-t.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të respektojnë vendimin në fuqi.

“MINTI u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë me përpikëri vendimin e ri të marrë nga ministrja Kusari-Lila, me qëllim garantimin e një tregu funksional, të qëndrueshëm dhe në shërbim të interesit të konsumatorit”, thuhet më tej në njoftim.

Po ashtu, ministria ka paralajmëruar masa ndaj atyre që nuk e zbatojnë këtë vendim.

“Shkeljet e këtij vendimi do të trajtohen në përputhje me legjislacionin në fuqi”, theksohet në fund të njoftimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale