Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, sot mori pjesë në Samitin Ministror të Organizatës së Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) e cila u organizua nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë si kryesuese e radhës e kësaj organizate të rëndësishme rajonale, ku Kosova është anëtare e barabartë me të drejta të plota.
Sipas kumtesës së lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim, që për temë kryesore kishte sfidat kryesore të rajonit të Evropës Juglindore, morën pjesë ministrat e jashtëm të trembëdhjetë vendeve anëtare, ndërsa takimi u kryesua nga ministri i Jashtëm bullgar, Daniel Mitov.
Tahiri iu drejtua këtij samiti me një fjalim rasti dhe ndër të tjera ajo theksoi se “Republika e Kosovës, si anëtarja më e re e SEECP, respekton plotësisht parimet dhe vlerat e SEECP duke përfshirë marrëdhëniet e mira fqinjësore, integritetin territorial dhe pronësinë rajonale, sepse ne besojmë që kjo siguron një bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Evropën Juglindore”.
“Ne besojmë se promovimi dhe respektimi i vlerave të SEECP garanton një ardhmëri më të mirë në Evropën Juglindore dhe ardhmërinë tonë euroatlantike”, tha Tahiri.
Ajo, tutje ka shtuar se Kosova beson se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal ri-fuqizojnë njëra tjetrën, por megjithatë ne mendojmë që fqinjësia e mirë duhet të promovohet më shumë dhe në të gjitha fushat.
“Lidhjet në rajon kanë kuptim të shumëfishtë në rastin e Ballkanit Perëndimor”, tha ndër të tjera ajo
Ministrja Edita Tahiri është takuar me ministrin e jashtëm të Rumanisë, Lazar Comanescu, të cilin e falënderoi për përkrahjen e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në SEECP, ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ministrin e Jashtëm të Bosnje e Hercegovinës, Igor Crnadak, zëvendësministrin e jashtëm të Turqisë, Ali Naci Koru dhe zëvendësministrin e Jashtëm të Greqisë, Ioanis Amanatidis dhe të Moldavisë, Tudor Ulianovschi,
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...