Ministrja e Integrimeve Evropiane në Serbi, Jadranka Joksimoviq po e pranon se pa u arritur marrëveshja përfundimtare Prishtinë-Beograd, shteti serb do ta ketë të pamundur anëtarësimin në BE
Joksimoviq në një intervistë për Politiko theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet dy shteteve.
“Sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit kuadri negociues i BE-së është i qartë: Marrëveshja ligjërisht e detyrsueshme për normalizimin e raporteve, duhet të arrihet para anëtarësimit”, ka thënë ajo transmeton lajmi.net.
Kjo sipas saj po bëhet pasi Bashkimi Evropian nuk ka interes që të bartë probleme, por ato duhet të zgjidhen fillimisht.
“Marrëveshjet duhet të zbatohen. Asociacioni është e rëndësishme dhe ende nuk po shohim diçka konkrete nga Prishtina”, theksoi Joksimoviq.
Bashkimi Evropian vazhdimisht ka theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur.
Fillimi i vitit 2019 është afati më optimal që të ndodhë një gjë e tillë, por krejt kjo varet nga interesimi i dy shteteve.
Thaçi e Vuçiq pritet të takohen përsëri gjatë muajit korrik. /Lajmi.net/
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...